Ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është fotografuar duke darkuar me këngëtaren e njohur amerikane, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit.
Sipas TMZ, dyshja u pa të hënën mbrëma në restorantin “Le Violon”, i cili ndodhet në lagjen Plateau dhe është renditur si restoranti i 11-të më i mirë i Kanadasë për këtë vit, duke marrë edhe vlerësimin “I rekomanduar nga Michelin”.
Në fotot e publikuara, Perry shihet e buzëqeshur teksa qëndron pranë Trudeau-s në tryezë.
Këngëtarja ndodhet aktualisht në turne në Kanada, ndërsa së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga i fejuari Orlando Bloom, tre vjet pas fejesës së tyre.
Nga ana tjetër, Trudeau është i divorcuar prej gushtit 2023, kur ai dhe Sophie Gregoire Trudeau i dhanë fund martesës pas 18 vitesh. Shfaqja e tyre së bashku ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.