Këngëtarja e njohur Katy Perry ka përjetuar një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur një rekuizitë gjigante metalike ku ishte ngjitur nisi të anohej në mënyrë të rrezikshme.
Artistja u kap fort pas strukturës ndërsa stafi ndërhyri menjëherë për të shmangur një incident të mundshëm.
I was really scared pic.twitter.com/FpSPN1EIX2
— nasty (@aquitter25) June 29, 2025
Ngjarja ndodhi në mes të performancës dhe u shoqërua me frikë dhe ankth nga ana e fansave, të cilët panë skenën e pazakontë me shqetësim. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa lëndime dhe koncerti vazhdoi pasi situata u vu nën kontroll.
Për rastësi apo jo, rekuizitat ajrore po rezultojnë sfiduese për sigurinë në skenë, duke u kthyer në burim rreziku për artistët më të mëdhenj të momentit. Fansat kanë kërkuar më shumë masa sigurie, ndërsa vetë organizatorët nuk kanë komentuar ende mbi ngjarjet e fundit.