Sot është zbuluar se bëhet fjalë për Jamie Mizrahi, stiliste e njohur hollivudiane dhe një nga mikeshat më të ngushta të Katy Perry dhe Meghan Markle.
Jamie, 36 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, e martuar dhe jeton në Montecito të Kalifornisë – jo larg rezidencës së Princit Harry dhe Meghan-it. Ajo punon me yje si Adele, Jennifer Lawrence dhe Britney Spears, shkruan “DailyMail”.
Bloom, i cili është beqar pas ndarjes nga Katy Perry, ndodhet në Itali për dasmën 20 milionë dollarëshe të Bezos, ku janë të pranishëm emra të njohur si Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump dhe Tom Brady.
Aktori është parë duke shijuar momentet festive në shoqërinë e Oprah Winfrey, si dhe duke pirë kafe në hotelin luksoz Gritti Palace.
Gjatë mbrëmjes, ai është parë gjithashtu me Dasha Zhukova, ish-bashkëshorten e oligarkut rus Roman Abramovich, megjithatë burime pranë tij sqarojnë se “janë thjesht miq të mirë”.
Ndërkohë, Katy Perry ndodhet në Australi ku po performon, e shoqëruar nga vajza e saj Daisy.
Nusja Lauren Sanchez i ka dërguar asaj një mesazh të përzemërt në rrjetet sociale:
Na mungon, Katy
Edhe pse një stuhi e fortë e ndërpreu përkohësisht festimet, mbrëmja nuk zhgënjeu me momentet e saj të bujshme dhe pamjet që tregojnë Bloom në qendër të vëmendjes, duke shënuar një rikthim të plotë në skenën e beqarëve të Hollywood-it.