Sport

Juve – Sporting, Spalletti: Yildiz më kujton Di Natalen!

Pas fitores kundër Cremoneses (1-2), Juventusi përgatitet sot për debutimin e trajnerit të ri Luciano Spalletti në Champions League. Në konferencën për shtyp, Spalletti theksoi se sfida kundër Sportingut do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

LEXO EDHE: Ndeshja Flamurtari-Elbasani përfundon me përplasje të forta mes tifozerive, policia ‘blindon’ stadiumin dhe zonën përreth!

“Sporting është një ekip shumë i aftë në ndryshimin e roleve dhe ka një kontroll të jashtëzakonshëm të topit në mesfushën sulmuese”, shpjegoi trajneri bardhezi.

Ai foli edhe për disa prej lojtarëve: “Yildiz është i disponueshëm dhe më kujton pak Kvarën dhe Di Natalen. Cambiaso është një lojtar modern dhe shumë i fortë. Vlahovic do të ishte shumë i lumtur të qëndronte këtu”, vijoi ai.

LEXO EDHE: Nuhiji pas debutimit me humbje te Tirana: Lojtarët janë të goditur, kam shumë punë për të bërë!

Spalletti theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe përqendrimit: “Liga e Kampionëve është një privilegj. Duhet të kemi personalitet dhe guxim për të zgjedhur atë që duam të bëjmë në fushë. Pasiguria është më e keqe se një gabim”, tha mes të tjerash 66-vjeçari.

Juventus – Sporting luhet sot në orën 21:00 në Torino.