Sport

Ndeshja Flamurtari-Elbasani përfundon me përplasje të forta mes tifozerive, policia ‘blindon’ stadiumin dhe zonën përreth!

Pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani tifozeritë respektive përleshen mes tyre.

Tifozeria e Elbasanit ka thyer stolat e stadiumit dhe i hedh nga ana e qytetit ku po dilnin tifozeria vlonjate.

Kjo është bërë shkak për të nisur përplasja mes tyre, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar zonën, bën me dije korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Elbasani ka mposhtur Flamurtarin në sfidën e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Goli i Lajthisë në pjesën e dytë i dha 3 pikë të arta verdhebluve në transfertën e Vlorës.

Sfida ishte mjaft e luftuar, ndërsa tension kishte edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive.  Lajthia ishte ai që gjeti rrjetën pas goditjes me kokë.

Flamurtari ndërkohë pati disa pretendime për penallti, ndërsa një e tillë iu akordua nga gjyqtar Albert Doda në minutën e 81-të. VAR ndërhyri dhe pas rishikimit të rastit, Doda vendosi të ndryshonte vendimin e fushës.