Serie A e futbollit zhvilloi të shtunën me pesë ndeshjet e para të raundit të 17-të. Fitore siguroi Juventusi, Cagliari, Como dhe Parma, ndërsa sfida mes Udineses dhe Lazio u mbyll në barazim 1-1.
Në “Arena Garibaldi”, vendasit e Pisas u mposhtën 0-2 nga Juventusi. “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e tretë momental, duke pasur dy ndeshje më shumë se rivalët. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Pisa goditi traun e portës dhe shtyllën. Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën në minutën e 61-të dhe aty loja e “Zonjës” ndryshoi. Duhej minuta e 73 që Kalulu të shënonte golin e parë, ndërsa në minutën e dytë shtesë Yildiz “vulosi” fitoren me dy gola. Me 32 pikë Juventusi për momentin ndodhet në vendin e tretë të Serie A.
Në “Friuli” Udinese dhe Lazio barazuan 1-1. Ndeshja ishte me emocione deri në momentet e fundit, aty ku u shënua edhe goli i barazimit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, para se Lazio të merrte avantazhin në minutën e 80-të me autogolin e Solet. Në minutën e pestë shtesë, kur të gjithë menduan se për vendasit nuk kishte më shpresë, Keinan Davis bëri çfarë deshi në prapavijën e Lazios dhe shënoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Serie A, raundi 17-të:
E shtunë, 27 dhjetor 2025
Parma 1-0 Fiorentina
Lecce 0-3 Como
Torino 1-2 Cagliari
Udinese 1-1 Lazio
Pisa 0-2 Juventus
LEXO EDHE: Dhuratat e Digitalb/ 35% më lirë deri më 31 dhjetor dhe Big Brother VIP si dhuratë
Sot Milani mundi 3-0 Veronën, ndërsa në orën 15:00 startoi Cremonese – Napoli. Ora 18:00 gjen në fushë Bologna – Sassuolo, për t’u mbyllur me Atalanta – Inter në orën 20:45.