Aktualitet

K.SH.H: Shqipëria nuk ka kapacitet për frenimin e refugjatëve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar pikat kufitare në jug të vendit. Nga vëzhgimi konstatoi se “Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të kontrolluar vijen e gjelbër, me qëllim frenimin e emigrantëve të paligjshëm”. Gjithashtu, vlerësohet se Shqipërisë i mungojnë kapacitetet për të trajtuar një numër të madh klandestinësh.