I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ecurinë në kërkimet e fundit të bëra nga shqiptarët në internet dhe gjithashtu është ndalur edhe tek Parashqevi Simaku, historia e artistes ka arritur të marrë një vëmendje shumë të madhe.
Duke e krahasur edhe me një prej personazheve në “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli për Parashqevi Simakun, Tomi tha se:
Vetëm 2 javët e para të ‘Big Brother’ ishin ato që e çuan më pas edhe Luizin në nivele të larta por edhe kjo gjë ndoshta teknologjia sa vjen e po inkorporohet më shumë edhe hyrja e TikTok-ut. Po i arrin numrat shumë shpejt, kështu që ndoshta edhe një moment i vështirë i artistes e bëri këtë gjë që të bëheshe akoma dhe më virale. E njëjta gjë ishte dhe me Luiz Ejllin, një moment i vështirë në jetën e tij e bëri viral.