Tensionet mes Selinit dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po arrijnë një nivel gjithnjë e më shpërthyes. Debatet mes dy banorëve nuk janë më thjesht strategjike, por po shndërrohen në përballje personale, të mbushura me akuza dhe tone të ashpra.
Gjatë ditës së sotme, Rogerti ka shpërthyer ndaj Selinit me deklarata të forta, duke vënë në dyshim rolin e saj në lojë dhe duke e akuzuar se nuk ka më asnjë vlerë apo ide për të ofruar brenda shtëpisë.
Ka mbaruar Prime jot oj motër. Ti këtu je për ndonjë marrëdhënie, oj motër
Ndërse Selin i kthehet:
Motrat ku i ke lënë, motrat jashtë ku i ke lënë
Ai vijon duke shprehur se Selini ka humbur çdo peshë që nga momenti kur nuk ka më afrimitet me Gimbon, duke lënë të kuptohet se loja e saj ka marrë fund. Vazhdoi duke përfshirë Mirin në diskutim, duke pretenduar se ky i fundit e ka kuptuar situatën dhe se, sipas Rogertit, pikërisht Miri do të jetë personi që do ta “eliminojë” Selinin nga gara.
Ti nuk ke kreativitet, ashtu të do ty Miri, do me të kllaposur. Ti nuk pate ndonjë puthje me Gimbon ke mbaruar punë o motra, ai atë do. O motër, Miri atë do, prandaj është lojtar më i mirë. Dhe po më pyeti njeri si i sheh si kundërshtarë 1 dhe 2, do them Miri.
Këto deklarata ndezën edhe më shumë atmosferën mes banorëve, duke e kthyer përplasjen në një tjetër moment të nxehtë dhe të komentuar brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Gjatë debatit, nuk munguan ironitë, provokimet dhe replika të forta nga të dyja palët, ndërsa ndërhyrja e Mir-it nuk arriti ta qetësonte situatën.
Përkundrazi, fjalët e shkëmbyera vetëm sa e thelluan konfliktin, duke lënë të kuptohet se kjo përballje është larg fundit.
Ndërsa loja hyn në fazat më vendimtare, përplasja Selin–Rogert po shndërrohet në një nga frontet më të forta të BBVIP 5, duke ngritur pikëpyetje të mëdha: kush po luan fort dhe kush po digjet nga loja?