Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ka qenë në një romancë me Luiz Ejllin para se të hynin në “BBV”? Reagon Jori Delli dhe vendos njëherë e mirë pikat mbi “i”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Jori Delli. Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy postoi në storyn e tij në Instagram një foto të Jori me bikini të bardha në jaht. Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeles dhe këngëtarit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Jori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka deklaruar se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian. Ky këngëtar është zbuluar nga spikeri Eni Shehu se është Fred De Palma. Jori na tregon më shumë në lidhje me këtë romancë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, ka pasur aludime gjatë kohës që Jori ishte brenda shtëpisë së “BBV” se mes saj dhe Luizit ka pasur një romancë para se ata të futeshin aty brenda. Si qëndron e vërteta e kësaj? Jori sqaron:

Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda,  tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun. Në atë moment isha përgjumësh, më kishte dalë pak gjoksi dhe njerëzit thonin që e kisha bërë kastile. Ne kishim një kimi të madhe dhe rrinim bashkë, këndoja, kërceja me të, kishte humor. Në atë shtëpi aq doja unë. Nuk kam patur më kontakte me Luizin që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalur.(qesh)