Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Jori Delli zbulon ekskluzivisht për TAR emrin e këngëtarit që ka qenë në një romancë pak para se të futej në “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Jori Delli. Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy postoi në storyn e tij në Instagram një foto të Jori me bikini të bardha në jaht. Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeles dhe këngëtarit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, Jori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka deklaruar se ka qenë në një lidhje me një këngëtar të famshëm italian. Ky këngëtar është zbuluar nga spikeri Eni Shehu se është Fred De Palma. Jori na tregon më shumë në lidhje me këtë romancë:

U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme. 

Mashkulli ideal i Jorit cili është?

Më pëlqejnë meshkujt ezmer, bjondët nuk më pëlqejnë fare, as sy bojqiellët. Baby Face nuk më pëlqejnë gjithashtu. Kam kërkesa, komente, mesazhe por nuk dua fare të fokusohem tek kjo gjë. Mbase nga shtatori e mendoj.(qesh) Sa dola nga “BBV” e thashë që nuk dua të krijoj lidhje, kam pak kohë që jam ndarë, dua të rri vetëm dhe me shoqërinë time.