Së fundmi Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishte Ashton Kutcher si njerk. Aktorja e cila është vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore tha se: “Kam shumë për të thënë për këtë! Sidomos raporti me një njerk,”-komentoi Tallulah, 31 vjeçe në postimin e Gwyneth Paltrow në Instagram rreth “realiteteve të habitshme të prindërimit me njerk”. Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuck, diskutuan temën në episodin e së martës të “The Goop Podcast”. Kur një përdorues i Instagramit e pyeti Tallulah drejtpërdrejt nëse komenti i saj po i referohej Kutcher i cili ishte i martuar me nënën e saj nga viti 2005 deri në vitin 2013, Tallulah rrëfeu:
Ky ndoshta duhet të kishte qenë një mesazh privat lol, por po, kam përvojë personale me këtë. Është një bisedë e rëndësishme, të them të drejtën. Askush nuk ka nevojë të jetë djalë i keq që një situatë të qetësohet. Ka vend për të gjithë.
Në shtator të vitit 2005, Kutcher dhe Moore u martuan në oborrin e shtëpisë së Beverly Hills, pasi u takuan në vitin 2003. Aktori i “That ’70s Show” mori rolin e njerkut të tre vajzave të Moore; Rumer, Scout dhe Tallulah. Tallulah ishte vetëm 11 vjeçe kur të dy thanë “Po”.

Kutcher paraqiti kërkesë për divorc nga Moore në dhjetor 2012. Divorci i tyre u finalizua pothuajse një vit më vonë. Aktori i “No Strings Attached” u martua me Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë; vajzën Wyatt dhe djalin Dimitri. Ndërkohë, babai i Tallulah, Bruce, u martua me Emma Heming Willis në vitin 2009 dhe mirëpriti dy fëmijë të tjerë; vajzat Mabel dhe Evelyn.
Familja e aktorit të njohur amerikan Bruce Willis ka shpallur se diagnoza e tij e mëparshme ka evoluar në demencë frontotemporale (FTD). Në një postim të shpërndarë në rrjet, ata shprehën mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë nga publiku dhe fansat e aktorit. Glenn Gordon Caron, një mik i ngushtë i Willis, ka theksuar se aftësia e tij për të komunikuar është dëmtuar dhe ai nuk mund të flasë më ashtu si dikur.