Sport

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin B2 në Ligën e Kombeve!

Pas shortit të hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve 2022-23 është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion. Shorti e vendosi Shqipërinë në Grupin B2, bashkë me Izraelin, Rusinë e Islandën. Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor, brenda 14 ditëve, në një kalendar mjaft të ngjeshur.

Fushata eliminatore e Kombëtares Shqiptare fillon më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë. Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022, Shqipëria pritet të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, Kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi. Sfidat e këtij muaji mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit, me Shqipërinë që do të sfidojë Rusinë në transfertë, për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipëria udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit, përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën, më 27 shtator 2022.

Kalendari i plotë me data dhe orare i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të Nations League 2022-23:

GRUPI B2

02 qershor 2022

Shqipëri – Rusi                  ora 20:45

06 qershor 2022

Islandë – Shqipëri              ora 20:45

10 qershor 2022

Shqipëri – Izrael                 ora 20:45

13 qershor 2022

Rusi – Shqipëri                   ora 20:45

24 shtator 2022

Izrael – Shqipëri                 ora 20:45

27 shtator 2022

Shqipëri – Islandë              ora 20:45