Bota

Kanadaja dëshiron ndryshimin e qeverisë së Iranit, teksa vendos sanksione ndaj shtatë zyrtarëve

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Anita Anand tha se Kanadaja dëshiron një ndryshim të qeverisë në Iran, por nuk tha nëse do të mbështeste një sulm ushtarak amerikan, raportoi Reuters.

Kanadaja ka marrëdhënie të dobëta me Iranin dhe i ndërpreu lidhjet diplomatike në vitin 2012.

“Ne nuk do të hapim marrëdhënie diplomatike me Iranin nëse nuk ka një ndryshim regjimi”, tha Anand në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Anand njoftoi gjithashtu sanksione të mëtejshme kundër shtatë individëve që janë të lidhur me qeverinë iraniane dhe tha se fokusi i Kanadasë në rajon është nëse ka shtypje në të drejtat e njeriut.

Gjithasht, ushtria amerikane po përgatitet për mundësinë e operacioneve të qëndrueshme, disajavore, kundër Iranit nëse Presidenti Donald Trump urdhëron një sulm, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, në atë që mund të shndërrohet në një konflikt shumë më serioz sesa është parë më parë midis vendeve.

Të premten, Trump përqafoi ndryshimin e mundshëm të qeverisë në Iran, ndërsa Pentagoni dërgoi një aeroplanmbajtëse