Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare nga kanceri ovarian ylli kanadez Samantha Weinstein. Aktorja e “Carrie” luftoi me sëmundjen për më shumë se dy vjet. Familja e saj konfirmoi vdekjen me një deklaratë emocionuese të shpërndarë në rrjete sociale. Babai i Samantha tha për Global News Canada këto fjalë:
Ajo ishte plot energji pozitive, kushdo që e takonte ndonjëherë do të thoshte se ajo thjesht ndriçoi çdo dhomë në të cilën hynte.
Mamaja e Weinstein, Jojo shtoi:
Samantha ndryshoi jetën e të gjithëve. Qëndrimi i saj pozitiv në fakt ndryshoi mënyrën se si jetojnë njerëzit e tjerë.
Sam ndërroi jetë më 14 maj në orën 11:25 në Spitalin Princesha Margaret në Toronto. Weinstein njihet më së shumti për rolin e Heather, një nxënëse e shkollës së mesme në “Carrie” së bashku me Chloe Grace Moretz dhe Julianne Moore. Ajo hyri në aktrim në moshën 10-vjeçare me rolin e Josephine në “Big Girl” të vitit 2005, një shfaqje që i dha asaj një çmim ACTRA për performancën e jashtëzakonshme nga një femër.