Gossip Showbiz

Kanye West akuzon Taylor Swift për përjashtimin e tij nga Super Bowl? “Janë tre momentet që më lanë jashtë…”

Kanye West, tani i njohur si Ye, ka ngritur akuza të forta ndaj këngëtares Taylor Swift, duke e fajësuar për bllokimin e tij nga një performancë në Super Bowl.

Në një postim që më pas e fshiu nga platforma X (ish-Twitter), reperi shkroi se nuk është lejuar të ngjitet në skenën e ngjarjes më të madhe sportive në SHBA për shkak të tre momenteve kryesore në karrierën e tij:

George Bush nuk u intereson për njerëzit me ngjyrë

– incidenti me Taylor Swift dhe mbajtja e kapeletës MAGA.

Përplasjet mes Ye dhe Taylor Swift datojnë që nga viti 2009, kur ai ndërpreu fjalimin e saj të pranimit në MTV Video Music Awards, duke deklaruar se Beyoncé kishte klipin më të mirë.

Marrëdhënia u përkeqësua më tej në vitin 2016, kur në këngën e tij “Famous”, Ye përmendi Swift duke pretenduar se e kishte bërë të famshme – një veprim që këngëtarja e dënoi, duke thënë se nuk kishte dhënë miratim për përmbajtjen.

Së fundmi, tensionet janë rindezur pas ceremonisë së çmimeve Grammy në shkurt, ku Taylor Swift u pa duke kërcyer gjatë performancës së Kendrick Lamar.

Ky gjest, sipas Kanye, lidhet me përjashtimin e tij nga Super Bowl, duke e interpretuar si një tjetër provë se ai është qëllimisht i përjashtuar nga ngjarje të rëndësishme publike.

Për momentin, as Swift dhe as përfaqësuesit e Super Bowl nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të Ye.