Kapet autori i dyshuar i vrasjes së një 57-vjeçari, i cili dje u gjet i pajetë në aksin Poliçan-Suhë. Pas një operacioni që zgjati 6 orë, Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin Mihal Thimjo, banues në Dervician. 33-vjeçari akuzohet “Për vrasje me dashje” pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me sende të forta viktimën, Gëzim Saraçi, nga Humelica e Gjirokastrës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.