Blutë e Tiranës vunë në pranga një 47 vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve brenda datës 16 mars në Tiranë. Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një makinë që kishte grabitur. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë veprimet ligjore ndaj të dyshuarit.
Njoftimi zyrtar:
Policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Reaction”, duke arrestuar një 47-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje të kryera brenda një dite. Shtetasi F.(Z.) T., 47 vjeç, u identifikua dhe u kap nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3, pas denoncimit të një qytetari për vjedhje në lokalin e tij.
Sipas hetimeve, më datë 16 mars 2025, i arrestuari ka vjedhur produkte nga një lokal, ka vjedhur një automjet dhe ka tentuar të vjedhë në dy automjete të tjera, duke iu thyer xhamat. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga Policia si provë materiale.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse 47-vjeçari ka qenë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë veprimet ligjore ndaj të dyshuarit.