Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në prag të takimit me Poloninë që do të luhet më 26 mars prej orës 20:45.
Mbrojtësi i Atalantës tha fjalën e tij, para transfertës së vlefshme për gjysmëfinalen e “play off” të Botërorit 2026.
“Hera e parë në këtë nivel? Përvoja në ndeshjet e fundit ka treguar se jemi rritur dhe kemi bërë mirë. Rivalët kanë nivel të lartë, ne do provojmë gjithçka për ëndrrën tonë. Jemi gati, ky është një rast i madh dhe nuk ka shumë rëndësi përvoja. Djersa që lë në fushë të bën të fitosh”.
Sa e vështirë është të markosh Lewandowskin?
Është shumë e vështirë, nuk ka dyshime. Në vitet e fundit ai ka një nivel shumë të lartë, ka një karrierë shumë të gjatë në nivele të larta. Unë nuk jam vetëm, kam ndihmë nga mbrojtja dhe sulmi.
Çfarë do të thotë kjo ndeshje për ju si kapiten?
Si kapiten, të bësh histori me Shqipërinë do jetë e mrekullueshme. Nesër e kemi ndeshjen më të rëndësishme.
Sa shanse keni kundër Polonisë, duke marrë parasysh rezultatet tuaja shumë të mira në ndeshjet e fundit?
Shanset kur futesh në fushë janë të barabarta. Futem në fushë për fitore, ashtu si Kombëtarja. Kemi marrë përvojë që do na ndihmojë. Trajneri vendos skemën, por si mbrojtja dhe sulmi duhet të jenë perfekte për një fitore kundër Polonisë. .
Sa e ndjen peshën e ndeshjes?
Po sigurisht, e kemi ndjerë që kur kemi arritur në “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.
LEXO EDHE: ‘Bileta ka vetëm për kompanitë turistike’, tifozët kuq e zi: Nuk do jemi në Varshavë…
Sa gati jemi?
Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë.
LEXO EDHE: Në mbështetje të Kombëtares/Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë!