Inteligjenca artificiale po hap një fazë të re në luftën kundër superbaktereve rezistente ndaj antibiotikëve, edhe pse përparimet premtuese përplasen me mungesën e investimeve dhe sfidat e komercializimit. Në tetor, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se rezistenca ndaj antibiotikëve është rritur deri në 15 përqind çdo vit midis 2018 dhe 2023. Në vitin 2023, një në gjashtë infeksione të zakonshme bakteriale nuk është trajtuar me sukses nga antibiotikët.
Salmonela, për shembull, po shfaq një rezistencë në rritje, kryesisht si pasojë e përdorimit të antibiotikëve në kafshë. Infeksionet rezistente mund të jenë fatale në 15–20 për qind të rasteve, ndërsa për personat që jetojnë me HIV, rreziku është edhe më i lartë, raportoi Financial Times. Pandemia e Covid-19 e përkeqësoi ndjeshëm situatën: sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, infeksionet rezistente në spitale u rritën me 20 përqind gjatë pandemisë dhe mbetën të larta edhe më vonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësinë ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023-shin, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.
Sherebela, një nga bimët më të shëndetshme që shumë e konsiderojnë si antibiotikun dhe antiseptikun më të mirë natyror. Emri latin i sherbelës, “Salvia officinalis”, vjen nga fjala “salvare”, që do të thotë të shpëtosh ose të shërosh, dhe të gjithë shkrimtarët e lashtë që merreshin kryesisht me tema mjekësore e përmendën atë në veprat e tyre. Edhe 2000 vjet më parë, romakët e vlerësonin shumë dhe e përdornin në mënyra të ndryshme për trajtim.