Bota Health & Beauty

OBSH në alarm: Po përhapen bakteret rezistente ndaj ilaçeve!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësinë ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023-shin, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.

Këto gjetje janë shumë shqetësuese, u shpreh Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale.

Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, neve po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish.

Ka vite tashmë që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme.

Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve për të trajtuar njerëz, kafshët e ushqimet.

Bakteret rezistente ndaj mikrobiomeve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milion vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së.

Ky institucion ka arritur në këto gjetje pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, si dhe ato të qarkullimit të gjakut.