Lejonin hyrjen e pijeve kontrabandë, tre doganierë në pranga në Kapshticë. Burime zyrtare nga Policia bënë të ditur se bashkë me ta u arrestuan dhe tre tregtarë. Të njëjtat burime sqaruan se u sekuestrua një sasi pijesh, për të cilat tre doganierët dyshohet se lejuan kalimin e tyre, pa ushtruar kontrollin përkatës.