Gossip Showbiz

Kate Middleton bën veprimin e ëmbël në 10 vjetorin e Princeshës Charlotte!

Princesha Charlotte ka festuar ditëlindjen e saj të 10-të me një portret të ri, të realizuar nga vetë nëna e saj, Princesha e Uellsit, Kate Middleton.

Fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga Princ William dhe Kate, duke ndjekur traditën mbretërore të shpërndarjes së imazheve për çdo përvjetor të lindjes së fëmijëve të tyre.

Në imazhin e publikuar, Charlotte shfaqet në natyrë, e veshur me një xhaketë kamuflazhi dhe me një çantë shpine, teksa buzëqesh drejt kamerës.

Fotoja është realizuar me iPhone nga Kate gjatë një vizite në Cumbria, në veri-perëndim të Anglisë, në fillim të këtij viti.

Gëzuar 10-vjetorin Princeshë Charlotte!

– shkruhet në përshkrimin e postimit, që shoqërohet me një ndjesi ngrohtësie dhe krenarie.


Pak ditë më parë, familja mbretërore ndau edhe një portret të Princ Louis në 7-vjetorin e tij, së bashku me një video prapaskenash nga fotosesioni, duke e kthyer këtë praktikë në një moment të shumëpritur nga publiku.

Charlotte ka pasur një vit aktiv, me pjesëmarrje në disa ngjarje publike të rëndësishme, përfshirë finalet e Wimbledon-it ku u shfaq pranë nënës së saj, si dhe ceremoninë tradicionale të Krishtlindjeve në Sandringham, ku tërhoqi vëmendje me një selfie të bërë me një adhurues.

Princesha e vogël po rritet nën sytë e publikut, duke reflektuar hijeshi dhe vetëbesim gjithnjë në rritje në paraqitjet e saj publike.