Princi William i Uellsit ka uruar gruan e tij, Kate Middleton, për ditëlindjen e 43-të, duke e lavdëruar për forcën dhe guximin e treguar gjatë vitit të kaluar. Ai ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku shkruan:
Për gruan dhe nënën më të jashtëzakonshme. Forca jote gjatë këtij viti ka qenë e pabesueshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.
Ky vit ka qenë një periudhë e rëndësishme për Princeshën e Uellsit, pasi ajo është rikthyer në angazhimet e saj mbretërore pas një periudhe të vështirë shëndetësore, gjatë së cilës u diagnostikua me kancer dhe kaloi nëpër një trajtim me kimioterapi.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Pallati Kensington ka shpërndarë mesazhin e Williamit, së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous gjatë verës së kaluar në Windsor.
To the most incredible wife and mother. The strength you’ve shown over the last year has been remarkable. George, Charlotte, Louis and I are so proud of you. Happy Birthday, Catherine. We love you. W pic.twitter.com/VIW5v2aKlu
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) January 9, 2025
Fotografia bardh e zi tregon Princeshën e Uellsit në një moment relaksimi, me një buzëqeshje të ngrohtë, veshur thjesht me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall, duke reflektuar natyrshmërinë dhe bukurinë e saj.