Gossip Showbiz

Princi Louis feston 7-vjetorin dhe pamja e tij ka ndryshuar tërësisht!

Princi Louis, fëmija i tretë i princit William dhe princeshës Kate, feston sot, më 23 prill, ditëlindjen e tij të shtatë. Edhe pse këtë vit përvjetori i tij u rrezikua të mbulohej nga lajmi i ndarjes nga jeta së Papa Françeskut, familja mbretërore ka kujdesur që tradita e publikimit të një imazhi të ri të mos mungonte.

Në rrjetet sociale është publikuar një foto dhe një video e re e vogëlushit, i cili shfaqet i ulur mbi një trung peme, i rrethuar nga lule blu. I veshur thjesht me xhinse, këmishë me katrorë dhe një pulovër ngjyrë kaki, Louis duket i buzëqeshur dhe dukshëm më i rritur.

Këtë herë, fotoja nuk është realizuar nga nëna e tij, Kate Middleton, siç ndodhte zakonisht. Për realizimin e saj është kujdesur fotografi Josh Shinner, i njëjti që ka realizuar edhe kartolinën e Krishtlindjeve të familjes Wales në vitin 2023.

Në përputhje me vendimin e vitit të kaluar, imazhi i ditëlindjes është publikuar direkt në rrjetet sociale dhe jo paraprakisht për mediat.

Princi Louis nuk është shfaqur publikisht që nga Krishtlindjet e vitit 2024, kur mori pjesë në meshën në Sandringham bashkë me familjen. As për Pashkë nuk pati dalje publike, pasi William dhe Kate zgjodhën të kalonin kohën me familjen Middleton në Norfolk.

Ndërkohë, fansat në Instagram kanë vërshuar me komente të ngrohta. Shumë prej tyre theksojnë se Louis duket dukshëm më i rritur, me disa që shkruajnë:

Oh Zot, nuk është më një fëmijë i vogël… Po rritet kaq shpejt! Fillon të duket si një adoleshent i vogël!