Marrëdhënia mes Katy Perry dhe Orlando Bloom duket se po shkon drejt fundit, ndërsa burime pranë çiftit raportojnë se ata janë larguar ndjeshëm nga njëri-tjetri muajt e fundit. Sipas informacioneve, lidhja e tyre ka kaluar një periudhë të vështirë që prej dy muajsh, dhe mundësitë për pajtim duken gjithnjë e më të vogla
Këngëtarja ndodhet aktualisht në turneun e saj botëror Lifetimes, që po rezulton shumë i suksesshëm. Ajo është përqendruar plotësisht në karrierën e saj muzikore, ndërsa vajza e tyre është me të gjatë udhëtimit, duke shijuar kohë të përbashkët në vende të ndryshme turistike. Suksesi i fundit në Meksikë, ku Perry shiti të gjitha biletat për tre shfaqje dhe shtoi një të katërt, tregon fokusin e saj të plotë në projektin artistik.
Ndërkohë, përplasjet mes saj dhe Bloom lidhen me ndryshimet në mënyrën se si e shohin të ardhmen dhe jetën familjare. Diferencat në prioritetet personale dhe profesionale kanë krijuar distancë mes tyre, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme
Perry ndodhet aktualisht në fazën australiane të turneut, ku edhe këto shfaqje janë shitur plotësisht, duke konfirmuar suksesin e saj global, por njëkohësisht edhe largimin emocional nga partneri i saj prej vitesh.