Live From Tirana

“Kënaqësia ime e përjetshme”/Deklarata që bëri xhiron e rrjetit, Ervin Salianji: I shijova shumë…

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji, për një bisedë pa filtra mbi kohën e kaluar në burg, aktualitetin në vend, si dhe për dashurinë e tij të jetës…

Pati një shpërthim në rrjet nga një koment i juaji drejtuar Grida Dumës, ‘kënaqësia ime e përjetshme’. Pati meme që thonin ‘nëse ai nuk të bën një koment të tillë, çoje disa muaj në burg’. Si e keni pritur atë viralitet? I keni parë ato video?

Padiskutim i pashë. Edhe po nuk i pashë, m’i sjellin. Ishin të bukura, ishin të realizuara mirë. Me imagjinatë të lezetshme. I shijoj. Ato ishin krijime të bukura, kishin marrë elementë të një batute që kisha bërë në emision dhe e kishin bashkuar me këtë që duhet edukuar nëse nuk sillet kështu. Kështu që të bukura ishin.