Showbiz

Kendall Jenner, modelja më e paguar në botë kujton sfilatën e saj të parë

Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë me të ardhura prej 22.5 milion dollarësh.

Në një intervistë të dhënë për “The Late Late Show” që prezantohej nga ish i dashuri i saj, këngëtari Harry Styles, ajo kujtoi sfilatën e saj të parë.

Teksa u kthye pas në kohë, Kendall i zbuloi publikut se në sfilatën e saj të parë ekspozoi për herë të parë gjoksin me anë të një bluzeje transparente dhe ajo sapo kishte mbushur 18-vjeç.

Edhe sipas mamasë së saj, debutimi në këtë mënyrë në pasarelë do t’i jepte asaj dritën jeshile për një karrierë të suksesshme në industrinë e modës.

“E di që mamaja ime do të më inkurajonte të vishja çfarë të më jepnin” -tha ajo gjatë intervistës.