Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur do të luajë në filmin e tretë të “Mamma Mia”?

Judy Craymer, producente e “Mamma Mia” ka zbuluar lajme rreth një filmi të tretë dhe madje edhe një seriali televiziv të mundshëm. Edhe pse Craymer zakonisht hesht për filmin e tretë, në një drekë në Londër ajo konfirmoi se sensacioni global i muzikës pop, Sabrina Carpenter, po merret në konsideratë për një nga rolet. Ajo përmendi gjithashtu mundësinë e një versioni televiziv të vendosur diku pranë brigjeve të Greqisë, por është ende shumë herët për detaje.

Nuk e konfirmoi në mënyrë të qartë rolin e Carpenter, por tha se mund të luante një ‘perëndeshë’ ose një të afërm të personazhit të luajtur nga Meryl Streep. Filmi i tretë është aktualisht në zhvillim e sipër dhe Craymer konfirmon se një skenar tashmë ekziston. Kasti i dy filmave të parë ku bënin pjesë Meryl Streep, Pierce Brosnan, Colin Firth, Stellan Skarsgard dhe Lily James kishin zhvilluar një kimi të fortë dhe ndjenjë komuniteti gjatë viteve. Filmi i parë i bazuar në muzikalin me të njëjtin emër, i cili u shfaq premierë në vitin 2008, ishte një hit global. Filmi fitoi më shumë se 600 milionë dollarë, duke e bërë atë një nga muzikalet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Filmi pati gjithashtu shumë sukses, duke fituar mbi 395 milionë dollarë.