Lifestyle Live From Tirana

Keqkuptimet mbi marrëdhëniet se*suale gjatë muajit të Ramazanit, teologu Vladimir Kera: “Nëse nuk jeni të celebruar është mëkat!”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Vladimir Kera. Tani që muaji i shenjtë i Ramazanit është fare pranë, ai na ka njohur me përfitimet në shpirt dhe në mendje të agjërimit, disa rituale dhe ka ndarë këshillat e tij për të gjithë ata që agjërojnë për herë të parë…

Ka disa pyetje apo keqkuptime lidhur me marrëdhëniet intime gjatë muajit të Ramazanit. A lejohen mes të martuarve pasi mbyllet agjërimi?

Po, është e e lejuar. Me kusht që ne të pastrohemi. Pasi kryejmë aktin intim, gjithmonë lahemi, pastrohemi, është kusht fetar sepse është e rëndësishme. 

Po nëse nuk janë të celebruar?

Jo, sepse nuk është i celebruar. Jashtë martese është mëkat. Nuk është se kushtëzon një vepër e mirë një të mirë, dhe as më mëkat një vepër të mirë, nuk e kushtëzon. Është e thjeshtë, të celebrohen para Ramazanit (qesh).

Po ashtu akooli e prish agjërimin?

Po, e prish. Qëllimi është që të heqësh dorë nga veset. Unë jam i mendimit që mundësisht të heqin dorë dhe nga duhani. Nëse pi alkool pas iftarit është mëkat i madh, futet tek mëkatet e mëdha edhe jashtë agjërimit. Siç janë shpërblime të mëdha për punë të mira, është dhe mëkat i madh për punë të këqija.