Në Gjykatën Kushtetuese u mbajt seanca për rastin e Belinda Balluku, ku u shqyrtua ankimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Seanca me relator Sandër Becin nisi në orën 10:00 dhe u zhvillua pa praninë e zv.kryeministres, pasi ajo nuk është palë në këtë çështje.
Këshilli i Ministrave u përball me dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Si palë të interesuara dërguan përfaqësues edhe Presidenca dhe Kuvendi. Ndërkohë, GJKKO nuk dërgoi përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve.
Pasi dëgjoi palët, Kushtetuesja është tërhequr për vendim dhe pritet të njoftojë datën dhe orën e shpalljes së tij.