Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet mbi imunitetin e Belinda Ballukut.
Mediat raportojnë se avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë të njihet me dosjen. Por prokurorët e SPAK kanë thënë se mund të marrë 5 ditë kohe maksimumi.
Në mbledhje kishte debat edhe sa i përket faktit që provat e SPAK duhet të vihen ose jo në dispozicion të deputetëve.
Opozita kërkon të marrë USB me provat dhe ta shqyrtojë pas mbledhjes. Ndërkohë PS kerkon të mos dalë nga mbledhja dokumentacioni që ka sjellë SPAK.
Prokurorët deklaruan se materiali i USB-se mund të aksesohet vetem nga anetaret e Këshillit të Mandateve, dhe janë dakord që deputetët ta marrin me vete.
Balla u ka thënë demokratët që provat, pra USB-ja te shihen gjate mbledhjes do te mos i marrin me vete.