Politikë

Kërkesa për arrestimin e Ballukut në Kuvend, PS propozon përjashtimin e 5 anëtarëve të opozitës

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten paradite për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë ë Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) për miratimin e lejimi të zëvendësimit të masës pezullim me atë të arrestit me burg ose ne shtëpi për Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministre.

Por pas tensioneve në seancën e sotme, maxhoranca socialiste ka vendosur të përjashtojë 29 deputetë në total, dhe ajo që bie në sy është se në listën e të ndëshkuarve janë të gjithë demokratët që janë pjesë e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve.

Ndaj demokratëve është propozuar përjashtim nga seanca plenare, po ashtu dhe nga punimet e Komisioneve Parlamentare.

Në listën e demokratëve që ende nuk dihet se kur do te miratohet kjo kërkese dhe nëse do të lejohen apo jo të marrin pjesë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, deputetët demokratë, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Oerd Bylybashi dhe Gent Strazimiri.

Nuk dihet nëse kjo ishte një lëvizje taktike e maxhorancës socialiste për të mos patur opozitarët në këtë mbledhje, por nëse ata nuk do të lejohen në këtë Këshill, atëherë në përballja e dosjes së Belinda Ballukut me Prokurorët e SPAK, pritet të behet vetëm me të majtët.

Në mbledhje pritet të jetë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Blendi Çuçi dhe Blendi Çomo.