Tech

Kërkesat për energji nga qendrat e të dhënave të AI do të dyfishohen!

Përpunimi i të dhënave, kryesisht për AI, do të konsumojë më shumë energji elektrike vetëm në SHBA deri në vitin 2030 sesa prodhimi i çelikut, çimentos, kimikateve dhe të gjitha mallrave të tjera me intensitet energjie të kombinuara, sipas një raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Madje, kërkesa globale për energji elektrike nga qendrat e të dhënave do të dyfishohet deri në vitin 2030, sipas raportit.

Inteligjenca artificiale do të jetë shtytësi kryesor i kësaj rritjeje, me kërkesën vetëm nga qendrat e të dhënave të dedikuara të AI që parashikohet në më shumë se katërfish. Një qendër e të dhënave sot konsumon energji elektrike sa 100,000 familje, por disa prej atyre që janë në ndërtim e sipër do të kërkojnë 20 herë më shumë.

Por frika se miratimi i shpejtë i AI do të shkatërrojë shpresat për të trajtuar krizën klimatike janë “mbivlerësuar”, sipas raportit, i cili u publikua të enjten. Kjo për shkak se shfrytëzimi i AI për ta bërë përdorimin e energjisë dhe aktivitetet e tjera më efikase mund të rezultojë në kursime që reduktojnë emetimet e gazrave serrë në përgjithësi. Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA, tha:

Me rritjen e AI, sektori i energjisë është në ballë të një prej revolucioneve teknologjike më të rëndësishme të kohës sonë. AI është një mjet, potencialisht një mjet tepër i fuqishëm, por varet nga ne, shoqëritë tona, qeveritë dhe kompanitë se si e përdorim atë.

Ndërkaq, modelet e mëdha gjuhësore (në sajë të cilave ju bisedoni me Gemini ose ChatGPT) kanë filluar të tregojnë disa tipare më pak të dëshirueshme, domethënë “të menduarit shumë” përpara se të përgjigjen. Modelet e avancuara, si OpenAI o1 ose DeepSeek R1, janë trajnuar për të vënë në dyshim logjikën e tyre dhe për të kontrolluar përgjigjet e tyre. Megjithatë, nëse ky proces zgjat shumë, cilësia e përgjigjeve të gjeneruara fillon të bie. “Sa më gjatë që ai mendon, aq më shumë ka gjasa që ai të bëjë një gabim sepse ngec”-tha për Business Insider, Jared Quincy Davis, themeluesi dhe CEO i Foundry.