Kërkohej për plagosje të rëndë me dashje, një 17 vjeçar ra në prangat e bluve të Durrësit, në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar. I riu u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted”. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar “Arrest me burg”. Më 14 maj plagosi me thikë një shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, për plagosje të rëndë me dashje.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.
Si rezultat, në lagjen nr.8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A.N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F.R. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.