Aktualitet

Plagosi një 26 vjeçar, shpallet në kërkim autori i ngjarjes në Shkodër!

Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Rreth mesnate, një 26 vjeçar u qëllua pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Perlat Rexhepi”. I riu u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar, 49 vjeç.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.