Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kujtojmë, se Ledjona ka patur një debat me Romeon, teksa situata ka agravuar dhe ajo e ka goditur me një vezë në kokë banorin. Si e ka komentuar ajo sot këtë ‘përplasje’?
Kërkoj ndjesë për atë veprim. Është herë e parë që ndodh nga unë. Unë e kam treguar gjatë qëndrimit tim se e vlerësoj ushqimin, e kam treguar dhe te ferma. Ai veprim ka ardhur në inat e sipër pas këndimit të refrenit të këngës nga Romeo, i cili më është drejtuar me fjalët dele, ushtar e ofendime të tjera. Mbaj përgjegjësi, e kam nisur si shaka pa menduar se do marrë këto përmasa.