Celebrities Gossip Showbiz

Kështu është kur vetëm punon… Yll Limani na tregon se si kanë qenë ditët e tij së fundmi!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e kjo padyshim është energji e harxhuar. Me anë të një disa postimeve në Instastory, Ylli na ka treguar se si i ka kaluar ditët e tij së fundmi e kudo që është filmuar shfaqet duke fjetur.

Epo, kështu është kur vetëm punon…

Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një  super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Jo vetëm kaq, por Ylli mban gjithashtu fronin e këngëve më të vjetra në klasifikim.