Aktualitet

Këto janë akset rrugore më të ngarkuara në fundjavë

Akset Tiranë-Durrës-Gjiri i Lalzit, ato që të çojnë drejt Shëngjinit, Velipojës e plazhit të Tales, si dhe Fier-Levan-Vlorë e Orikum e zona e Sarandës sot kanë ngarkesë mbi normalen e ditëve të javës. Por sipas Policisë Rrugore, trafiku vijon pa probleme. E njëjta situatë dhe në rrugët që lidhin vendin tonë me Kosovën, Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë. Policia Rrugore porosit drejtuesit e automjeteve, të moderojnë shpejtësinë e të shmangin parakalimet e gabuara. Gjithashtu, të përdorin rripat e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motorrëve, kaskat mbrojtëse.