Me kuzhinën mesdhetare që gjithmonë favorizon konsumin e produkteve sezonale dhe globalizimin e tregtinë e gjerë që e kanë turbulluar kalendarin natyror të blerjeve, ja një kujtesë e dobishme për perimet sezonale të muajit tetor, thelbësore për mbështetjen e trupit gjatë muajve të ftohtë.
1) Panxhari i kuq
Panxhari është një perime me shumë virtyte, e njohur nga ngjyra e tij e kuqe intensive dhe shija e ëmbël. I pasur me fibra, vitamina B dhe minerale si hekuri e kaliumi, të vlefshme për qarkullimin e gjakut dhe luftimin e lodhjes.
Falë pranisë së betainës ka veti pastruese për shëndetin e mëlçisë. Jo vetëm rrënja, por edhe gjethet janë të ngrënshme e përmbajnë një përqendrim të vitaminave A dhe C.
Në kuzhinë është i përshtatshëm për receta të gjithanshme: nga sallatat, te supat me krem, te pjatat me makarona dhe ëmbëlsirat me ngjyra të mrekullueshme.
2) Brokoli
Brokoli është ndër perimet më të pasura me veti antioksiduese. Përmban vitaminë C, kalçium dhe sulforafan, një substancë natyrale që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ.
Eshtë i dobishëm për forcimin e sistemit imunitar dhe mbështetjen e shëndetit kardiovaskular.
Mund të zihet në avull ose të përdoret si bazë për supat me krem: gatimi i shkurtër i ruan lëndët ushqyese dhe shijen karakteristike të fortë.
3) Lakra e zezë
Lakra e Zezë, është një varietet me gjethe të errëta ‘’kaçurrela’’ dhe një shije të hidhur. Konsiderohet si një “superushqim” për dendësinë ushqyese: përmban sasi të larta të vitaminës K, vitaminës C dhe komponimeve antioksiduese që luftojnë proceset inflamatore.
Historikisht, ka qenë përbërësi kryesor në pjatat tipike si supërat. Konsumi i rregullt ndihmon në mbrojtjen e kockave, zemrës dhe sistemit imunitar.
4) Selinoja
Shpesh e anashkaluar për pamjen e saj të çrregullt dhe jo tërheqëse, selinoja është në të vërtetë një perime e vlefshme. Eshtë e pasur me fibra, vitaminë C dhe minerale, duke përfshirë kaliumin e fosforin. Ndihmon tretjen dhe ka pak kalori, duke e bërë të përshtatshme edhe për dieta të lehta.
5) Kungulli
Mbreti i padiskutueshëm i vjeshtës është kungulli. I pasur me beta-karoten, një pararendës i vitaminës A, i dobishëm për shëndetin e lëkurës dhe shikimit. Gjithashtu përmban fibra dhe kalium, të cilat nxisin rregullsinë e zorrëve dhe ekuilibrin e lëngjeve.
6) Preshi
Preshi, “familjar” i qepëve dhe hudhrave, me një shije më delikate dhe pak të ëmbël. I pasur me vitaminë C, vitaminë A dhe përbërës të squfurit, që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes dhe nxisin pastrimin e organizmit.
8) Rrepat
Rrepat janë një perime tradicionale dimërore, që hahet si rrënjë, ashtu edhe si gjethe (zarzavate rrepash).Të pasura me vitaminë C dhe minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori, kanë veti pastruese dhe forcuese. Rrënjët mund të piqen, zihen ose përdoren në supa.