Health & Beauty

Këto ushqime do t’ju ndihmojnë që të bëni një gjumë më të qetë?

Ekspertët sugjerojnë disa ushqime dhe zakone që mund të ndihmojnë trupin të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë. Edhe pse shumë njerëz pinë një gotë verë para gjumit për t’u qetësuar, alkooli mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit, duke e bërë atë më të trazuar.

Një alternativë e shkëlqyer është një gotë qumësht të ngrohtë, e cila ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Ushqime të tjera si arra, bajame, fëstëkë, kivi, qershi dhe peshqit si sardelet janë të pasura me magnez dhe zink, të cilat ndihmojnë në relaksimin e trupit dhe përmirësimin e gjumit.

Për ata që preferojnë të mos hanë para gjumit, çaji i kamomilit ose një suplement magnezi mund të jenë gjithashtu opsione të shkëlqyera.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të shmangni pijet me kafeinë gjatë pasdites dhe mbrëmjes, pasi ato mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Për një gjumë më të mirë, është e rëndësishme të shtriheni dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, përfshirë fundjavën, dhe të siguroheni që dhoma të jetë e errët, e qetë dhe e freskët.