Shpatullat e zbuluara, veshjet prej kadifeje, çizme luftarake, veshje sportive dhe ngjyra neoni. Kjo modë e viteve ’90 ende sot e kësaj ditë është frymëzuese për shumë prej nesh duke përfshirë edhe të famshëm të cilët e risjellin edhe në kohën e sotme. Disa nga yjet botërore të fushave të ndryshme kanë arritur të veshin përsëri këto trende të vjetra me stil dhe shije, duke i sjellë ato sa më të fresketa. Ja disa të famshëm të cilët kanë qënë të frymëzuar nga moda e viteve ‘90 dhe kanë krijuar tërësisht pamjen e tyre rreth saj.












