Divorci i Kim Kardashian me Kanye West nuk ishte vetëm një përvojë e vështirë për të, por edhe për fëmijët e saj, ku më e prekur ishte vajza e saj e madhe, North West. Megjithatë, sipas themelueses së SKIMS, qëndrimi i West ndaj saj duket se ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ajo është shprehur tek Kourtney duke i thënë:
Gjërat më të çmendura ndodhen. Më thuaj nëse ka ndodhur edhe me Mason… North tani është fiksuar me mua dhe më telefonon me miqtë e saj duke më thënë, ‘Mami, të dua, je më e mira, të dua kaq shumë.’
Kourtney e shpjegoi këtë si diçka që North ka bërë gjithmonë me të, por e pyeti Kim:
A mendon se ke ndryshuar?
Pas një reflektimi, Kim tha se mund të ketë ndryshuar, por se qëndrimi i North ka qenë një vit plot zemërim ndaj saj.
Kourtney theksoi se ky ndryshim nuk ishte një rastësi dhe i kujtoi Kim se divorci i saj nga Kanye kishte ndodhur në këtë periudhë.
Po, mendoj se ka qenë gjithçka për shkak të divorcit. Është çmenduri se sa shpejt ka ndryshuar.
Më herët gjatë këtij sezoni, Kardashian kishte folur për divorcin e saj nga West gjatë një bisedë me motrën Khloé për ndarjen e saj nga Lamar Odom.
Kjo është pjesa më e vështirë. Unë kam kaluar aty. Kur nuk e prisni diçka që ndryshon personalitetin e një personi dhe pastaj ai person nuk është më i njëjti dhe nuk mund ta kthesh atë person, por nuk mund të jetosh me personin e ri. E kuptoj.
Kim reflektoi mbi divorcit e saj në një intervistë dhe theksoi se:
Është më e vështirë kur nuk do që martesa të mbarojë për arsye personale, por rrethanat e bëjnë që ajo të mbyllet.
Ajo shtoi:
Kur nuk e prisje këtë dhe kjo nuk ishte rezultati që dëshoje, por nuk ka mundësi tjetër, mendoj se e bën më të vështirë për t’u kaluar.
Pas shtatë vitesh martesë, Kim kërkoi divorc nga West në vitin 2021 dhe e finalizoi atë një vit më vonë. Që nga ndarja e tyre, të dy kanë vazhduar me lidhje të tjera—Kim është aktualisht beqare, ndërsa Kanye është martuar me Bianca Censori.
Në një intervistë me Vogue në vitin 2022, Kim foli për vendimin e saj për t’u ndarë nga West dhe tha:
Për një kohë të gjatë bëja atë që e bënte të lumtur të tjerët, dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa që të bëj atë që më bën mua të lumtur. Dhe kjo është e shkëlqyer. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe çoi në divorc, mendoj se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten për atë që të bën të lumtur. Kam zgjedhur veten time. Mendoj se është në rregull të zgjedhësh veten.