Në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth blerjeve online ishte e ftuar influencuesja dhe moderatorja e njohur, Kiara Tito. E pyetur nga moderatoret Genta Hodo dhe Klodiana Vata se nëse i ka ndodhur të zhgënjehet ndonjëherë nga blerjet online, Kiara u shpreh se kjo gjë padiskutim që i ka ndodhur.
Sigurisht që kam patur raste që jam zhgënjyer nga blerjet online ku produkti nuk ka qenë aspak si në foto. Por gjithsesi mendoj që blerjet online të falin komoditet të madh dhe përgjithësisht unë jam shumë e kënaqur.
Profesioni i Kiarës kërkon sakrificë pasi duhet të pozojë vazhdimisht foto në mënyrë që të reklamojë veshjet e saj, dhe kjo punë padyshim që e lodh.
Patjetër që lodhem nga blerjet që reklamojë por siç çdo punë që ka lodhjen e saj. Në dimër e kam më të vështirë duke qenë se dhe moti nuk më favorizon. Në shtëpi i kam ezauruar të gjitha cepat dhe këndet për foto.
Kiara zbuloi se për momentin është duke bashkëpunuar me disa marka të njohura të rrobave ku më fitimprurësja ndër tyre është “Fashion Nova” ku bukuroshja ka rreth 4 vite që bashkëpunon. E pyetur se çfarë këshille ka për të gjitha vajzat e reja që kërkojnë t’i futen kësaj fushe, Kiara tha:
Nëse je i ri në këtë fushë fillimisht mirë është të bësh disa blerje dhe në këtë mënyrë fiton vëmendjen nga markat të cilat më pas kërkojnë të bashkëpunojnë më ty. Mua personalisht më ka ndihmuar televizioni duke qenë se aty kisha krijuar një lloj fame. Unë në fillim e kam nisur pa pagesë, por më pas markat mbetën të kënaqura dhe më paguan. Zakonisht më vinë shumë oferta po nuk është se i përgjigjem të gjithave pasi me duken mashtrime.
Por, a ka Kiara një projekt të rradhës për në televizion? Më shumë na zbulon vetë ajo.
Dy projekte të reja janë rrugës. Projekti më i ri ka të bëjë me modën.
Shumë suksese për Kiarën në çdo projekt të sajin!