Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi me fansat një video të veçantë në rrjetet sociale, ku tregon për herë të parë ambientet e shtëpisë së re ku jeton me partnerin e saj, Luiz Ejllin, dhe vajzën e tyre, Lunën.
Shtëpia e re e çiftit është e arreduar me një stil modern dhe elegant, ndërsa atmosferën e saj e karakterizon ngrohtësia dhe ndjesia e një ambienti familjar të mirëorganizuar.
Çdo kënd i saj është i menduar me kujdes, me elementë të personalizuar që tregojnë dashurinë dhe përkushtimin e Kiarës dhe Luizit për të ndërtuar një strehë të qetë e plot harmoni.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente pozitive, duke vlerësuar stilin dhe energjinë e shtëpisë së re të çiftit të njohur.