Bota

Kievi njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme, pasi Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza për vonimin e procesit.

 “Fillimi i operacioneve të riatdhesimit, sipas rezultateve të bisedimeve të Stambollit, është planifikuar për javën e ardhshme (…) Gjithçka do të zhvillohet sipas planit”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Krylo Budanov , duke akuzuar Moskën për “lojëra komunikimi”.

Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi lirimin e 307 ushtarëve rusë.

Shkëmbimi i të burgosurve, më i madhi që nga fillimi i ofensivës ruse kundër Ukrainës, po zhvillohet si pjesë e një marrëveshjeje që do të përfshijë lirimin e një totali prej 1,000 të burgosurish nga secila palë gjatë një periudhe tre-ditore dhe u propozua nga Donald Trump.

Gjatë fazës së parë, pala ukrainase dhe ruse liruan dje nga 390 të burgosur dhe të paraburgosur secila.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha dje se Moska është gati t’i paraqesë Ukrainës një plan që do të përfshinte kushtet ruse për një marrëveshje paqeje, sapo të përfundojë lirimi i të burgosurve nga të dyja palët.

Nga ana ruse, procesi i lirimit të të burgosurve u shoqërua me një bombardim të Kievit gjatë natës me dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike, gjatë të cilit u plagosën 15 persona.