Kim Kardashian u shfaq me një pamje krejtësisht të papritur kur ishte në Paris të dielën. Themeluesja 44-vjeçare e ‘SKIMS‘ vendosi të bënte një ndryshim, duke vendosur një paruke të shkurtër që i jepte një pamje shumë të pazakontë. Ylli i reality show gjithashtu tentoi të rrezikonte në veshje me një bluzë ‘crop top’ shumë transparente me ngjyrë fildishi që i nxirrte në pah edhe barkun. Në fakt, dukej më shumë si një shall sesa si një veshje formale. Disa nga ndjekësit e saj në Instagram e akuzuan divën se po mundohet të kopjojë gruan aktuale të ish-burrit të saj Kanye, Bianca Censori.
Censori, njihet për modelin e saj të flokëve me një prerje të shkurtër dhe gjithashtu për veshjen e rrobave shumë transparente, siç bëri në tapetin e kuq të Grammy në fillim të këtij viti. Kim dhe Kanye ishin të martuar nga viti 2014 deri në vitin 2022 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Kanye dhe Bianca thuhet se u martuan në dhjetor të vitit 2022.
Kim ka guxuar me një pamje krejtësisht të re ndërsa ishte në Francë. Nëna e katër fëmijëve ka marrë një shembull nga nëna e saj Kris, duke përdorur një model flokësh të ngjashëm me prerjen e saj të shkurtër karakteristike.
Kthimi i saj në Paris është i pari në pesë muaj, pas paraqitjes së saj në qytet prillin e kaluar. Në atë kohë, ajo ishte atje për të dëshmuar në gjyq në lidhje me grabitjen që i ndodhi në hotel në vitin 2016. Pamjet e prapaskenave të procedurave ligjore do të shfaqen në sezonin e ardhshëm të “The Kardashians” të Hulu, siç është paralajmëruar në një trailer të kohëve të fundit. Pjesa më e madhe e klipit u dominua nga gjyqi i Kim-it.