Showbiz

Kim Kardashian shkëlqen në Venecia në prag të dasmës së Jeff Bezos!

Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Venecia, ndërsa ndau me ndjekësit e saj disa pamje glamuroze nga përgatitjet për darkën e luksit që hapi festimet e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

E veshur me një fustan të gjatë “Versace” me print lëkure gjarpri, që theksonte belin dhe dekoltenë, Kim u shfaq magjepsëse pranë motrës së saj Khloe dhe nënës Kris Jenner.

Khloe zgjodhi një fustan me prerje të guximshme, ndërsa Kris u shfaq klasike me një fustan të zi me mëngë tyl, raporton “DailyMail”.

Trioja u fotografua në dhomën e hotelit përpara nisjes drejt darkës madhështore që shënoi fillimin e festimeve treditore për çiftin miliarder.


Në Instagram, Kim ndau disa nga këto momente me ndjekësit e saj, duke përfshirë edhe një video humoristike, ku zbuloi se Khloe kishte bërë selfie në vend që ta fotografonte atë, duke shkruar me shaka:

Kur gjithmonë mendon se ka të bëjë me ty @khloekardashian”

Motrat Kendall dhe Kylie Jenner u panë gjithashtu në qytetin italian, duke kompletuar pjesëmarrjen e plotë të familjes Kardashian në ngjarjen e shumëpërfolur.

Megjithatë, nata nuk ishte pa surpriza: një stuhi e fortë ndërpreu përkohësisht festën, duke detyruar të ftuarit VIP të kërkonin strehim nga shiu dhe erërat e fuqishme. Pavarësisht motit, mbrëmja mbeti një spektakël i yjeve, modës dhe finesës.