Kim Kardashian ka bërë një rrëfim tronditës në episodin më të fundit të The Kardashians, duke zbuluar se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e akuzoi se kishte inskenuar grabitjen brutale që ajo përjetoi në Paris në vitin 2016.
Kim e përshkroi këtë si “një thikë në zemër”, një moment që e dëmtoi më shumë se çdo zë publik që kishte hedhur dyshime mbi historinë e saj.
45-vjeçarja tregoi mes lotësh se nuk ishin vetëm mediat dhe njerëzit e famshëm që vunë në pikëpyetje traumën e saj, por edhe njeriu që dikur i qëndronte më pranë. Sipas Kim-it, Kanye kishte deklaruar përpara të tjerëve:
Ti e sajove atë grabitje për show.
Për Kim, këto fjalë ishin goditja më e rëndë:
Kur nuk të beson dikush që të njeh më mirë se kushdo tjetër… kjo të copëton.
Pjesa e parë e episodit i kushtohet rikthimit të tragjedisë së vitit 2016, kur Kim u kërcënua me armë, u lidh dhe u mbajt peng nga një grup grabitësish të moshuar.
Ajo rrëfeu se për vite me radhë jetoi me frikën se mund të ishte vrarë apo përdhunuar atë natë. Në episod u shfaq edhe një intervistë e grabitësit Yunice Abbas, i cili nuk shfaqi asnjë shenjë pendese.
Kim dhe nëna e saj, Kris Jenner, udhëtuan për herë të parë pas pothuajse 10 vitesh drejt Parisit për të dëshmuar në gjyq. Aty, Kim tha se donte vetëm “ta mbyllte njëherë e mirë këtë kapitull”.
Ndërkohë, Khloé Kardashian kujtoi se figurat publike si Howard Stern dikur kishin vënë në dyshim nëse grabitja kishte qenë reale.
Episodi kulmon me përballjen e Kim-it me të kaluarën e dhimbshme dhe me dëshminë e saj para drejtësisë.
Jam e lehtësuar që mori fund
-tha ajo, duke mbyllur një plagë që e ka ndjekur për gati një dekadë.