Kim Kardashian është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë me rolin e saj në serialin e ri “All’s Fair”, ku u fotografua e veshur me një robdeshambër elegant, gjashtë vjet pas polemikës së madhe për emërtimin e linjës së saj të veshjeve.
Në fotot e publikuara, Kim shfaqet pranë producentit të njohur Ryan Murphy, ndërsa mban veshur një robdeshambër mëndafshi, me dekolte të theksuar dhe një çarje të gjatë në pjesën e poshtme, duke theksuar linjat e saj.
Ajo e ka kombinuar look-un me sandale me taka me rripa, bizhuteri të çmuara dhe një model flokësh retro të kapura lart.
Paraqitja e saj për rolin në “All’s Fair” ka rikthyer në kujtesë debatet e vitit 2019, kur ajo u akuzua për mungesë ndjeshmërie kulturore pasi zgjodhi emrin “Kimono” për markën e saj të rrobave formësuese.
Pas reagimeve të forta dhe kritikave publike, Kardashian dhe bashkëthemeluesit vendosën ta ndryshonin emrin në “SKIMS”.
Që prej atëherë, SKIMS është shndërruar në një prej bizneseve më të suksesshme të Kim Kardashian, duke arritur vlerë miliardëshe dhe duke bashkëpunuar me gjigantë si Nike, si dhe duke u bërë partner zyrtar i të brendshmeve për NBA, WNBA dhe USAB.
Megjithëse polemika për emrin “Kimono” mbetet një nga episodet më të komentuara në karrierën e saj, duket se Kim po fokusohet te projektet e reja televizive.
Me “All’s Fair”, ajo po shënon një tjetër hap në botën e aktrimit, ndërsa fansat presin të shohin rolin e saj të ri në ekran.